Politikë, Bota

Hamas: Rindërtimi i Gazës kritik për ruajtjen e armëpushimit

Në një deklaratë në kanalin televiziv Al-Aqsa, Khalil al-Hayya, nënkryetari i Byrosë Politike të Hamas-it, tha se organizata hedh poshtë kërcënimet lidhur me rindërtimin e Gazës dhe nuk do të bëjë kompromise politike

Hamdi Yıldız  | 11.06.2021 - Përdıtësım : 11.06.2021
Hamas: Rindërtimi i Gazës kritik për ruajtjen e armëpushimit

Gaza

Izraeli duhet të përshpejtojë rindërtimin e Rripit të Gazës nëse dëshiron që armëpushimi të vazhdojë, tha sot një zyrtar i lartë e lëvizjes Hamas, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në kanalin televiziv Al-Aqsa, Khalil al-Hayya, nënkryetari i Byrosë Politike të Hamas-it, tha se organizata hedh poshtë kërcënimet lidhur me rindërtimin e Gazës dhe nuk do të bëjë kompromise politike.

Duke paralajmëruar se Izraeli do të përballet me pasoja të tmerrshme nëse nuk i ndal kolonët hebrenj në Kuds dhe në xhaminë al-Aksa, al-Hayya tha se armëpushimi është në një gjendje të brishtë dhe zgjidhja e problemeve të tilla është thelbësore për forcimin e tij.

Al-Hayya tha se vizioni gjithëpërfshirës kombëtar nuk është bërë ende i qartë, gjë që e bën më të mirë për Palestinën të shtyjë takimet e dialogut në kryeqytetin egjiptian Kajro.

Sulmet e Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës filluan më 10 maj përfunduan më 21 maj pas një marrëveshje armëpushimi me Hamas-in.

Gjithsej 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, u vranë në bombardimet e Izraelit në Gaza.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın