Mohamad Misto
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 13 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - Civilët në Halepin lindor në Siri të cilët kanë frikë se mos humbin jetën nga bombardimet e regjimit të Bashar Asadit dhe mbështetësve të tij presin evakuimin në mënyrë të sigurtë nga rajonet, raporton Anadolu Agency (AA).
Regjimi, milicët shiitë me mbështetje nga Irani dhe Rusia vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e ashpra të nisura që nga 15 nëntori në territorin nën kontrollin e opozitarëve ku jetojnë qindra mijëra civilë në Halepin lindor.
Pavarësisht se ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov kishte deklaruar më parë se regjimi ka pezulluar operacionet ushtarake në Halep me qëllim evkuimin e civilëve, bombardimet nuk janë ndalur.
Civilët e kontaktuar nga gazetarët e AA-së në Halpin lindor ku vetëm në 27 ditët e fundit janë vrarë 991 civilë presin ndihmë për të dalë nga rajoni.
Banorja nga Halepi, Ajshe Ahmed e cila ka jetuar për një kohë të gjatë nën rrethim ka shpjeguar për gazetarin e AA-së se është e shqetësuar për fëmijët e saj dhe jo për jetët e tyre.
Ahmed e cila lutet për Halepin teksa flet tha se "Halepi është toka jonë, gjaku ynë, zemra jonë. Që prej katër apo pesë muajsh kemi duruar nën rrethim pa ujë dhe në uri por këto fëmijë duhet të shpëtohen".
Duke shpjeguar se banorët e Halepit ndodhen në një situatë shumë të vështirë dhe se nuk kanë ndihmë tjetër përveç Allahut, Ajshe Ahmet thotë: "Nuk arrijmë të gjejmë ushqim për fëmijët, ato nuk mund ti zë gjumi dhe kanë ftohtë. Arabët, muslimanët, perëndimi dhe e gjithë bota na kanë lënë të vetëm. Përveç Allahut nuk kemi kujt tjetër ti shprehim problemin tonë".
Ndërsa bombat të cilat shpërthyen pranë shtëpisë gjatë intervistës kanë shkaktuar që nëna nga Halepi të trembet me një frikë të madhe.
Edhe 13 vjeçari Basil Müslüm ka kërkuar që të hapet rruga për daljen e civilëve nga Halepi dhe thënë se "Shpresojmë që të hapet rruga dhe të dalim nga Halepi. Këtu nuk ka mbetur më asnjë gjë as shkollë dhe as spital". Ai tha se babai i tij Muslimi çdo ditë është i detyruar të kërkojë dru për ngrohje, dhe se bombardimet nuk kanë pushuar dhe kanë goditur ndërtesat ku jetojnë njerëzit.
Ndërsa Ahmet Azizi një prej punonjësve të paktë të shëndetësisë të mbetur në rajonet nën rrethim ka bërë thirrje që të paktën të evakuohen fëmijët, gratë dhe të moshuarit. "Në Halep është e pranishme një situatë e tillë ku avionët, helikopterët, predhat e topave të e regjimit dhe Rusisë përdoren vazhdimisht pa pushim, gazin klorin dhe çdo lloj arme tjetër. Vërejmë në tokë të plagosurit teksa humbin jetën dhe nuk mund t'u shkojmë në ndihmë", tha ai.
Gjithashtu edhe Muhammed Nur ka shpjeguar se frikësohen nga masakrat e regjimit dhe se dëshiron të dalë nga Halepi të cilin e do shumë. "Unë jam 10 vjeç dhe e dua shumë Halpin por regjimi po na sulmon me bomba fuçi. Për këtë arsye duhet të largohemi që të mos humbim jetën", tha ai.
"Në Halep tashmë vërehen vetëm dëshmorë, të plagosur dhe personat me aftësi të kufizuar"
Ndërsa i riu Ahmed Abdulhamid ka shpjeguar se prej 6 vitesh ka jetuar në Halep nën bombardime dhe në mes të rrënojave. Ai tha se ditët e fundit janë periudha më e vështirë që ka përjetuar.
"Në Halep tashmë vërehen vetëm dëshmorë, të plagosur dhe personat me aftësi të kufizuar. U bëj thirrje vendeve që negociojnë në Kombet e Bashkuara. Kini dhembshuri për popullatën e Halepit, merrni vendime serioze dhe na shpëtoni nga kjo situatë. Nuk na ka mbetur më as ushqim e as ujë. Me rroba të vjetra endemi sa andej këtej. Nuk po kërkojmë shumë, dëshirojmë vetëm një qiell që të mos fluturojnë avionë që na bombardojnë", tha Abdulhamid.
I plagosuri në sulme 12 vjeçari Hasan Ali tha se krahas bombardimeve përpiqen ti mbijetojnë edhe urisë pasi ka vënë në dukje se dëshiron të mjekohet në Turqi. "Nuk ka as ushqim dhe as spital, sikur të na nxirrnin nga këtu. I lutem OKB-së të na nxjerrin nga këtu", tha ai.
Në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në lindje të Halepit në një territor më pak se 15 kilometra katrorë ndodhen nën rrethim afërsisht 200 mijë civilë. Dhjetëra mijëra familje të cilat përballen me sulmet e ashpra ajrore dhe tokësore që nga 15 nëntori e deri tani shpresojnë në evakuimin në mënyrë të sigurtë nga rajoni.