Bota

Grupi separatist ETA do të shpërbëhet në maj

Organizata terroriste në fjalë, do të shpallë vendimin më 5 maj, gjatë një eventi në qytetin francez Bayonne

Can Erözden  | 19.04.2018 - Përdıtësım : 19.04.2018
Grupi separatist ETA do të shpërbëhet në maj

Ankara

ANKARA (AA) - Grupi separatist bask ETA planifikon në fillim të muajit të ardhshëm të njoftojë shpërbërjen e tij, pasi paraprakisht vitin e kaluar, pranoi një armëpushim dhe braktisjen e armëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE, shkruan se organizata terroriste në fjalë do të shpallë vendimin më 5 maj, gjatë një eventi në qytetin francez Bayonne.

E themeluar në vitin 1959, përmes luftës së armatosur ETA u përpoq të arrijë themelimin e shtetit të pavarur të Baskisë, i cili do të shtrihej në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës.

ETA akuzohet për vrasjen e të paktën 800 njerëzve dhe për rrëmbimin e dhjetëra të tjerëve.

Organizata e cila në prill të vitit 2017 njoftoi braktisjen e armëve, është në listat e organizatave terroriste në BE-së dhe SHBA.

Gjithsej 228 persona të akuzuar për pjesëtarë të ETA-s ndodhen në burgjet e Spanjës, ndërkohë që 52 të tjerë në burgjet e Francës dhe një tjetër në Portugali.

Përkundër shpërbërjes së ETA-s, të dënuarit nuk pritet të lirohen nga burgjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın