Bota

Francë, arrestohet shefi i ETA-s Josu Ternera

Që nga viti 2002, autoritetet kanë qenë në kërkim të José Antonio Urruticoetxea Bengoetxea, i njohur me nofkën Josu Ternera, i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit

Ekip  | 16.05.2019 - Përdıtësım : 16.05.2019
Francë, arrestohet shefi i ETA-s Josu Ternera

Shkup

Ministria e Brendshme e Spanjës thotë se ka arrestuar në Alpet franceze shefin e grupit separatist bask, ETA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga viti 2002, autoritetet kanë qenë në kërkim të José Antonio Urruticoetxea Bengoetxea, i njohur me nofkën Josu Ternera, i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit.

Në një kumtesë të lëshuar, ministria spanjolle thotë se Garda Civile Spanjolle dhe shërbimet franceze të inteligjencës, arrestuan Terneran mëngjesin e së enjtes në Sallanches, një qytet me 16.000 banorë në rajonin e Alpeve në lindje të Francës.

ETA, inicialet e të cilës në gjuhën baske do të thonë "Euskadi ta Askatasuna" ose "Atdheu Bask dhe Liri", ka vrarë mbi 850 persona gjatë fushatës së saj të dhunshme për krijimin e një shteti të pavarur i cili do të shtrihej në veri të Spanjës dhe në jug të Francës.

Grupi militant i dorëzoi armët në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë dhe u shpërbë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın