Ayhan Mehmet
05 korrik 2023•Përditësim: 05 korrik 2023
Është evakuuar kampi Lavrion, i cili ndodhet pranë kryeqytetit të Greqisë, Athinë, dhe të cilin Türkiye e sheh si një "fole terrori", transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga policia greke thuhet se 53 persona që qëndronin në kamp janë transferuar në ndërtesa të tjera që i përkasin Ministrisë së Migracionit dhe Azilit.
Thuhet se evakuimi është kryer për shkak të gjendjes së keqe të ndërtesave të kampit të ndërtuar në vitin 1947 dhe se gjatë evakuimit nuk ka patur ndonjë problem.
Në kampin e emigrantëve në Lavrion qytetin e vogël portual në juglindje të Athinës, në të cilin mbahen të varura copa lecke që simbolizojnë organizatën terroriste të PKK/YPG-së dhe postera të kreut terrorist Abdullah Öcalan dhe i cili mbështetet nga Kryqi i Kuq Grek, prej vitesh strehohen disa mbështetës të organizatës terroriste të strehuar në Greqi.