Associated Press
17 nëntor 2016•Përditësim: 17 nëntor 2016
ATHINË (AA) - Grekët sot shënojnë përvjetorin e përmbysjes së demostratave studentore të vitit 1973 nga junta ushtarake e cila sundoi me shtetin në vitet 1967-74, për çka kanë planifikuar të mbajnë protesta para ambasadës amerikane në Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njësitet e policisë speciale janë shpërndarë në qendrën e kryeqytetit për të parandaluar dhunën e mundshme e cila ka shoqëruar demonstratat e viteve të kaluara.
Marshi fillon pasdite nga Fakulteti Politeknik, aty ku pushteti ushtarak në vitin 1973 dërgoi tanket të cilët shkatërruan rrethojën e Fakultetit për të shtypur protestat studentore, ndërsa do të vazhdojë në drejtim të qendrës së qytetit duke përfunduar para ambasadës së SHBA-ve, në shenjë proteste për përkrahjen që SHBA-të ia dhanë në atë kohë diktaturës ushtarake në Greqi.