Furkan Naci Top
21 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
ATHINË (AA) - Kryeministri grek, Alexis Tsipras në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ka vizituar Athinën ka folur edhe për referendumi rreth BE-së që do të mbahet më 23 qershor në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi ka vënë në dukje se Evropa ndodhet përballë një krize të vërtetë Tsipras u shpreh "Që të dy ne votojmë që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë brenda Bashkimit Evropian. Por ne nuk jemi personat që duhet të japin këtë vendim. Situata aktuale në BE është shqetësuese. Duhet të rishqyrtojë edhe njëherë vizionin dhe të ardhmen e Euopës."
Ndërsa Jean-Claude Juncker duke i cilësuar si "qesharake" qëndrimet e shtresave që vitin e kaluar mbështetnin daljen e Greqisë nga Eurozona, ai ka mbrojtur idenë se Evropa dhe Eurozona do të ishin të pa plota pa Greqinë.