Ekip
15 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
ATHINË (AA) – Në pesë vitet e fundit grekët kanë luftuar me ndikimin e madh të krizës ekonomike e cila ka mbytur vendin. Me rroga dhe pensione të shkurtuara dhe grekë të papunësuar, shumë njerëz kanë humbur gjithçka, madje edhe çatinë mbi kokë.
Sipas një analize nga Strehimi i të Pastrehëve të Qytetit të Athinës (KYADA), 71 përqind e të anketuarve janë bërë pa shtëpi në pesë vitet e fundit. Pak më shumë se një e pesta e të anketuarve kanë humbur shtëpitë e tyre vetëm gjatë vitit të fundit.
Ekipi i Anadolu Agency (AA) doli në rrugët e Athinës dhe bisedoi me njerëzit që kërkojnë strehim në parqe dhe shtëpi të braktisura. Shumë prej tyre kuptohet ngurronin të japin detaje për atë se si kanë ardhur në këtë gjendje dhe se shumë prej tyre preferonin të mbetnin anonim.
Pavlos T. një ish-i punësuar 56 vjeçar në sektorin privat, tha se ka bërë gjumë të vështirë gjatë tetë muajve të fundit. “Humba punën në një fabrikë ku punoja këto gjashtë vitet e fundit”, tha ai. I divorcuar dhe baba, ai ka fituar 700 euro në muaj (784 dollarë), por nuk ka mundur të mbulojë shpenzimet me pagën e tij.
Humbja e punës po ashtu çoi deri te largimi i familjes së tij. “Fëmijët e mi jetonin me ish-gruan time. Unë vazhdoja t’i mbështesë aq sa mundja..pas kësaj nuk kishte mundësi, humba kontaktet me ta”, tha ai. Pavlos tani jeton në rrugët e Athinës, gjithmon duke ndryshuar lokacionin.
Studimi i KYADA-s zbulon se mbi 62 përqind e të pastrehevë të qytetit janë grekë, ku shumicë dërrmuese janë të gjinisë mashkullore. Giorgos’, 48 vjeç, edhe një ish-i punësuar në sektorin privat pranoi se ka qenë edhe përdorues droge. Në gjendje të varfër, Giorgos tha se ka shpenzuar të gjitha paratë për të marrë dozën e tij.