Ekip
18 Prill 2016•Përditësim: 18 Prill 2016
MOSKË (AA) - Gjykata në Ukrainë ka dënuar dy shtetas rusë, të cilët në territorin e Ukrainës janë kapur vitin e kaluar me akuzën për terrorizëm dhe aktivitete luftarake në lindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Alexander Alexandrov dhe Yevgeny Yerofeyev pranuan se në Ukrainë kanë qëndruar si personel ushtarak rus dhe se ata ishin pjesë e misionit zbulues.
Ministria ruse e Mbrojtjes, megjithatë, njoftoi se ata ishin anëtarë aktivë të forcave të armatosura ruse në kohën kur ata u kapën.
Sipas vendimit të gjykatës ukrainase, Alexandrov u dënua me 13 vjet burg, ndërsa Yerofeyev mori një vit më shumë.