Ekip
28 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
AMMAN (AA) - Gjykata në Jordani ka dënuar me vdekje me varje pesë pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, raportojnë mediat shtetërore në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia jordaneze e lajmeve Petra njoftoi të mërkurën se 15 pjesëtarët e tjerë të dyshuar të DEASH-it u dënuan me burg nga 3 deri në 15 vjet.
Ata u dënuan për vrasjen e një polici, planifikimin dhe ekzekutimin e akteve terroriste, prodhimin e eksplozivëve, posedimin e armëve dhe promovimin e ideve terroriste.
Pjesëtarët e dënuar të DEASH-it u arrestuan në mars gjatë një operacioni të policisë në qytetin Irbid, ku ishin fshehur. Gjatë bastisjes u vranë shtatë militantë dhe një polic jordanez.