Eshat Fırat
28 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
JERUSALEM (AA) – Gilad Erdan, ministri i Sigurisë publike të Izraelit, e ka vlerësuar si “patetik” vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry për ta shpalosur vizionin e tij në lidhje me zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim, ministri i Sigurisë publike Erdan ka thënë se “Është për të ardhur keq se administrata e Obamas, e cila gjatë viteve gaboi me hapat që mori në Lindjen e Mesme, tani është duke u përpjekur të sigurojë që ky kaos të ngelet edhe pse mandati i tij përfundon".
Në deklaratën e tij, Erdan i cili njihet për afërsinë e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, thuhet: “Është patetik vendimi në çast të fundit i administratës Obama për shpalosjen e vizionit në lidhje me zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez, ndërsa nuk ka qenë e aftë të ndryshojë asgjë".
Ndryshe, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, dje në një deklaratë theksoi se sekretari Kerry ditën e mërkurë do të shpalosë vizionin e tij për zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez.
Bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Palestinës ishin ndërprerë në prill të vitit 2014 pasi që Izraeli nuk i pranoi kufijtë e vitit 1967 dhe t’i japë fund ndërtimit të vendbanimeve hebreje.