Bota

Gjykata e BE-së mbështet Apple-n në rastin e taksave mbi 15 miliardë dollarë

Gjykata e Përgjithshme me qendër në Luksemburg tha se gjiganti nuk ka nevojë të paguajë 13 miliardë euro që kërkoi Komisioni i BE-së

Ekip  | 15.07.2020 - Përdıtësım : 15.07.2020
Gjykata e BE-së mbështet Apple-n në rastin e taksave mbi 15 miliardë dollarë

Bruksel

Një gjykatë e lartë e Bashkimit Evropian (BE) vendosi në favor të gjigantit teknologjik Apple dhe Irlandës në mosmarrëveshjen e saj me BE-në lidhur me mbi 13 miliardë euro (15 miliardë dollarë) të taksave të mbetura, transemton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Përgjithshme me qendër në Luksemburg tha se gjiganti nuk ka nevojë të paguajë 13 miliardë euro që kërkoi Komisioni i BE-së.

Komisioni i BE-së kishte pohuar se Apple kishte një marrëveshje të paligjshme tatimore me autoritetet irlandeze.

Aktvendimi nga gjykata e dytë më e lartë e BE-së mbi vendimin për vitin 2016 mund të apelohet vetëm në pikat e ligjit.

"Komisioni nuk arriti të tregojë sipas standardit të duhur ligjor për ekzistencën e ndonjë avantazhi", tha gjykata.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın