Evren Aydemir
17 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
BERLIN (AA) – Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel shprehu shqetësime për zhvillimet mes Administratës Rajonale Kurde në Veri të Irakut (ARK) me Qeverinë e Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në në një deklaratë me shkrim, Gabriel tha se në bisedën telefonike të zhvilluar dje me kryeministrin e Irakut Hajdar el-Ibadi, ka theksuar se askush nuk duhet të besojë se tensionimet në rajon mund të zgjidhen me metoda ushtarake.
Duke u bërë thirrje të gjitha palëve në Irak që të sillen me gjakftohtësi dhe të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta, Gabriel thotë se “Në të kundërtën ngritja e tensioneve dobëson të gjitha palët dhe para së gjithash sjell paqëndrueshmëri të përhershëm në rajon”.
“Ndjejmë shqetësim për konfliktin në mes të Administratës Rajonale Kurde dhe Qeverisë së Irakut”, thotë Gabriel.
Diplomati gjerman potencoi se lufta e përbashkët kundër DEASH-it duhet të jetë prioriteti kryesor për të ardhmen e shtetit dhe sigurinë e të gjithë rajonit.
“Aktetet ushtarake duhet të ndërpriten menjëherë si dhe të shmangen veprimet të cilat përshkallëzojnë tensionet. Kthimi në tryezën e negociatave dhe fillimi i një dialogu konstruktiv për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet rrugëve paqësore është përgjegjësi e secilit”, tha Gabriel.