Cüneyt Karadağ
31 Gusht 2023•Përditësim: 31 Gusht 2023
Lidhur me grusht shtetin në Gabon të Afrikës, Gjermania deklaroi se nuk është detyrë e ushtrisë të ndërhyjë me forcë në procesin politik, transmeton Anadolu.
Duke kujtuar se ka kritika të drejta për transparencën dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të fundit në Gabon, Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë tha se "Megjithatë, nuk është detyrë e ushtrisë të ndërhyjë me forcë në procesin politik. Qytetarët e Gabonit duhet të jenë në gjendje të vendosin për të ardhmen e tyre lirisht dhe me vullnetin e tyre".
Në deklaratë theksohet se ngjarjet në Gabon u ndoqën me shqetësim dhe njësia e krizës e qeverisë gjermane u mblodh në Ministrinë e Jashtme për shkak të grusht shtetit në Gabon.