Bota, Koronavirusi

Gjermani, synohet kryerja e 200 mijë testeve në ditë për koronavirusin

Në raportin e përgatitur nga ekspertët, kërkohet që duke filluar nga 13 prilli të kryhen të paktën 100 mijë teste në ditë dhe më pas kjo të rritet deri në 200 mijë deri në fund të muajit prill

Cüneyt Karadağ  | 28.03.2020 - Përdıtësım : 29.03.2020
Gjermani, synohet kryerja e 200 mijë testeve në ditë për koronavirusin

Berlin

Në Gjermani synohet kryerja e 200 mijë testeve në ditë për koronavirusin e ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e revistës "Der Spiegel", bëhet e ditur se në raportin sekret të Ministrisë së Brendshme që i është paraqitur kancelares Angela Merkel, theksohet rëndësia e kufizimeve që vazhdojnë prej dy muajsh në jetën publike dhe sugjerohet të kryhen një numër i madh i testeve të koronavirusit si Koreja e Jugut për të parandaluar skenarin e situatës më të keqe.

Në raportin e përgatitur nga ekspertët, kërkohet që duke filluar nga 13 prilli të kryhen të paktën 100 mijë teste në ditë dhe më pas kjo të rritet deri në 200 mijë deri në fund të muajit prill.

Më tej në raport thuhet se 70 për qind e popullatës do të infektohet në rast se nuk vendosen kufizime të rrepta në jetën publike, nëse personat e infektuar me virus nuk përcaktohen me teste dhe nëse ata nuk izolohen.

Me infektimin e 70 për qind të popullatës mund të ndodhë skenari i situatës më të keqe, gjë e cila nënkupton mbingarkesë në spitale dhe që mund të shkaktojë mbi 1 milion vdekje nga koronavirusi.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një deklaratë ditë më parë shprehu mundësinë për të kryer 300 deri në 500 mijë teste në javë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.