Bota

Gjermani, rritet në 164 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve

Në vend vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajonet e prekura nga përmbytjet dhe se vazhdojnë punimet për heqjen e rrënojave në vendet ku uji është tërhequr

Erbil Başay  | 19.07.2021 - Përdıtësım : 20.07.2021
Gjermani, rritet në 164 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve

Berlin

Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive në rajonet Rhineland-Pfalz, Nordrhein-Westfalen dhe Bavari në Gjermani u rrit në 164, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia e qytetit Koblenz, konfirmohet se numri i personave që kanë humbur jetën në katastrofën e përmbytjeve në Rhineland-Pfalz ka arritur në 117, ndërsa i të plagosurve në 749.

Edhe Ministria e Brendshme e rajonit Nordrhein-Westfalen ndau informacionin se numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet është rritur në 46.

Në rajonin e Bavarisë ka humbur jetën një person dhe numri gjithsej i njerëzve që kanë humbur jetën nga përmbytjet në mbarë vendin ka arritur në 164.

Nga ana tjetër, vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajonet e prekura nga përmbytjet dhe se vazhdojnë punimet për heqjen e rrënojave në vendet ku uji është tërhequr.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.