Bota

Ekonomia gjermane ngec në tremujorin e tretë

Eksportet drejt SHBA-së, partnerit më të madh të eksportit të vendit, ranë me 2.5 për qind për të pestin muaj radhazi në gusht

Mücahithan Avcıoğlu  | 30.10.2025 - Përdıtësım : 31.10.2025
Ekonomia gjermane ngec në tremujorin e tretë

Stamboll

Ekonomia gjermane nuk ka shënuar asnjë ndryshim në bazë tremujore në tremujorin e tretë të vitit, deklaroi autoriteti federal i statistikave (Destatis), transmeton Anadolu.

Shifra përputhej me pritjet e tregut për tremujorin e tretë, sipas vlerësimeve paraprake të Destatis.

Në tremujorin e dytë, produkti i brendshëm bruto (PBB) i Gjermanisë u tkurr me 0.3 për qind në bazë tremujore, pasi u zgjerua me 0.3 për qind në tremujorin e parë.

"Bazuar në rezultatet paraprake të disponueshme, formimi bruto i kapitalit fiks në makineri dhe pajisje u zhvillua pozitivisht", tha Destatis në një deklaratë.

Megjithatë, thuhet se eksportet u ulën krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në gusht, eksportet gjermane ranë me 0.7 për qind në bazë vjetore dhe me 0.5 për qind nga muaji në muaj në 129.7 miliardë euro (150.6 miliardë dollarë), sipas të dhënave zyrtare.

Në veçanti, eksportet drejt SHBA-së, partnerit më të madh të eksportit të vendit, ranë me 2.5 për qind për të pestin muaj radhazi në gusht, në vlerën e tyre më të ulët që nga nëntori i vitit 2021.

Nga ana tjetër, ekonomia e vendit shënoi një normë rritjeje prej 0.3 për qind në bazë vjetore në tremujorin e tretë, duke përputhur gjithashtu pritjet e tregut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın