Cüneyt Karadağ
06 Korrik 2017•Përditësim: 07 Korrik 2017
BERLIN (AA) - Gazetari i pavarur gjerman Martin Lejeune i cili njihet për afërsinë me Turqinë është sulmuar nga një grup përkrahësish të organizatës terroriste PKK në qytetin Bremen të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Lejeune, është sulmuar përpara ndërtesës së gjykatës ku ai ndodhej për të ndjekur gjyqin në lidhje me çështjen e vrasjes natën e vitit të ri të refugjatit 15 vjeçar Odei Khaled nga një grup përkrahësish të organizatës terroriste PKK.
Nga llogaria e tij në Facebook, Lejeune ka publikuar fotot dhe pamjet pas sulmit ku dhe ka shpjeguar ngjarjen.
"Kryetari i trupit gjykues më tha se do të thërritesha më pas në seancën gjyqësore ku unë do të dëgjohem si dëshmitar dhe më tha që të dilja nga salla. Për shkak se do të dëgjohesha më pas unë dola nga vendi ku ndodhen dëgjuesit. Në ato momente disa persona më ofenduan dhe më shqelmuan. Pasi dola jashtë ndërtesës së gjykatës ndodheshin 4-5 automjete të policisë. Drejtë nga ana e automejteve të policisë më erdhën përsipër 5-6 persona nga të cilët njëri më mbajti dhe të tjerët më goditën. Ndërsa më pas më shtrinë në tokë dhe më goditën me shqelma. Përjetova frikë vdekjeje. Më shpëtuan qytetarët që hynë në mes. Ndërsa polcia nuk ndërmori asnjë veprim dhe nuk i arrestoi agresorët", thotë Lejeune.
Ndër të tjera Martin Lejeune, ka bërë të ditur se ka përshtypjen se grupi që e ka sulmuar është i afërt me personin i cili gjykohet si i akzuzuar në çështjen.
Gjithashtu Lejeune ka mbrojtur idenë e tij se mbi të është zbatuar mënyra e vrasjes së sirianit Odei Khaled i cili ishte viktimë e një krimi.
Ndër të tjera mësohet se gazetari gjerman ende mbahet nën vëzhgim në spital.
Odei Khaled, natën e vitit të ri u sulmua nga një grup në Bremen dhe pas qëndrimit në koma ndërroi jetë. Policia gjermane në kuadër të ngjarjes kishte njoftuar arrestimin e dy personave të moshës 24 dhe 35 vjeç të cilët kanë lidhje me organizatën terroriste PKK.