Bahattin Gönültaş
10 Dhjetor 2018•Përditësim: 10 Dhjetor 2018
BERLIN (AA) – Të punësuarit në hekurudhat e Gjermanisë organizuan grevë katër orëshe paralajmëruese duke kërkuar të ardhura më të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e Hekurudhave të Gjermanisë (Deutsche Bahn - DB) nuk dha përgjigje pozitive ndaj kërkesave të të punësuarve për rritjen e rrogave për shkak të cilës sot në mëngjes në ora pesë të mëngjesit në mbarë vendin u organizua grevë.
Greva shkaktoi qarkullim të parregullt dhe të vështirësuar të komunikacionit, ndërsa u anuluan udhëtimet në relacionet tjera, pasi pati vonesa në linjat rajonale.
Në disa qytete u anuluan thuajse të gjitha linjat, ndërsa në Berlin erdhi deri te vonesa në qarkullimin e komunikacionit të sistemit metro S-Bahna.
Disa miliona persona që sot në mëngjes u nisën për në punë, duhej të përdornin mjete tjera transportuese, ndërsa në stacionet hekurudhore u regjistruan turma të mëdha.
Në stacionet u vendosën edhe stenda në të cilat pasagjerët mund të merrnin informacione, ndërsa DB ka kthyer paratë e biletave që nuk kanë mund të shfrytëzohen.
Sindikata e Punëtorëve të Hekurudhave (EVG), që përfaqëson rreth 160.000 punëtorë, tha se greva u organizua për shkak se kërkesat e tyre nuk u përmbushën, dhe paralajmëruan sërish greva para Krishtlindjeve nëse situata nuk ndryshon.