Meryem Kasım
01 Shtator 2016•Përditësim: 02 Shtator 2016
GAZA (AA) - Koordinatori për Ndihmat Humanitare për Palestinën pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Robert Piper, tha se gjendja në Rripin e Gazës është "thyen shpresat", raporton Anadolu Agency (AA).
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në Universitetin Islam të Gaza-s. Duke theksuar se përsa i përket përqindjes së të arsimuarve kemi të bëjmë me një përqindje të lartë në Gaza, Piper u shpreh: "Por shumica e atyre që kanë mbaruar një shkollë për fat të keq janë pa punë dhe nuk kanë mundësi të gjejnë një të tillë."
Ai theksoi se papunësia e lartë është një nga problemet më të mëdha në rajon dhe ftoi opinionin ndërkombëtar të ndihmojë Gazën në këtë drejtim.
Izraeli pas daljes me sukses të Hamas-it në zgjedhjet e 2006 filloi të vendosë në fuqi embargon ndaj Gazës në mesin e muajit 2007.
Sipas një raporti ndërkombëtar, në Gazë jetojnë rreth 1.9 milionë njerëz dhe kjo zonë është një nga zonat më të populluara. Ndërkohë për shkak të papunësisë rreth 80 për qind e popullatës ushqehet nga shoqatat bamirëse.