Muhammed Macid,Meryem Kasım
20 Mars 2016•Përditësim: 21 Mars 2016
GAZA (AA) - Për shkak se Izraeli ka hapur puse uji në kufi me Rripin e Gazës, kjo e fundit gjendet përballë problemit të ujit të pijshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
"Mungesa e ujit në Gaza është një problem në rritje dhe situata është shumë alarmante. Gërmimet e burimeve ujore në zonën kufitare nga autoritetet izraelite kanë thelluar edhe më tej krizën aktuale të mungesës së ujit në Gaza," tha Jasir es-Shanti, Kreu i Drejtorisë për administrimin e ujërave në Gaza gjatë konferencës së sotme për shtyp.