Ekip
01 Shtator 2016•Përditësim: 01 Shtator 2016
STOCKHOLM (AA) - Qeveria suedeze mund të vë përsëri në funksion shërbimin e detyrueshëm ushtarak, këtë herë për të dy gjinitë, në mënyrë që të ndryshojë rënien e numrit të stafit në shërbimet e armatosura, raporton Anadolu Agency (AA).
Të mërkurën gazeta më e madhe suedeze “Svenska Dagbladet” shpalosi lajmin se qeveria e përbërë nga Social Demokratët dhe të Gjelbrit dëshiron të propozojë kthimin e obligimit në 2019.
Me propozimin e ri meshkujt dhe femrat 17 vjeçare do të duhet të plotësojnë një formular për të përcaktuar nëse janë të përshtatshëm për shërbimin ushtarak.
Më vonë, pasi të mbushin 18 vjeç ata do të duhet ti nënshtrohen një vlerësimi për rekrutim eventual i cili do të fillojë në moshën 19 vjeçare.
Shërbimi vullnetar akoma do të jetë në dispozicion.