SANA (AA) - Në Jemen, shtet që nuk arriti të sigurojë stabilitetin politik edhe pas revolucionit të vitit 2011 i cili i dha fund qeverisjes 33-vjeçare të Ali Abdullah Saleh, qeveria legjitime e kryesuar nga presidenti Abdurabbu Mansur Hadi në muajt e parë të vitit 2017 arriti të sigurojë kontrollin e rajoneve me rëndësi strategjike, me në krye rripin përgjatë Detit të Kuq, duke e kthyer kështu në favor të saj ndikimin ushtarak, shkruan Anadolu Agency (AA).
Prej afërsisht dy vitesh, Jemeni është bërë skenë luftimesh midis qeverisë legjitime të kryesuar nga Hadi, në njërën anë, dhe lëvizjes Husi dhe simpatizantëve të presidentit të përmbysur Saleh, në anën tjetër. Në gjysmën e dytë të vitit 2016 ndodhi një stagnim në ndryshimin e ekulibrit të forcave mes palëve.
Megjithatë, forcat e qeverisë kanë shpallur vitin 2017 si "vit i triumfit". Që nga fillimi i vitit, ato kanë arritur të sigurojnë grykën Babul Mendeb dhe kalimet ndërkombëtare, duke marrë nga lëvizja Husi qytezat me rëndësi strategjike Mocha dhe Dhubab në afërsi të Taizit në brigjet e Detit të Kuq.
Në krahasim me forcat qeveritare, lëvizja Husi dhe sipmatizantët e Saleh në vitin e ri më tepër janë mjaftuar duke ndjekur një strategji të ruajtjes së zonave të cilët deri më tani i kanë nën kontroll.
Zonat e ndikimit dhe avancimi në fushën ushtarake të arritura deri më tani nga palët në Jemen janë si në vijim:
Zonat nën kontrollin e qeverisë legjitime
Teksa forcat që mbështesin qeverinë kanë arritur të sigurojnë kontrollin më të madh të vendit në vitin 2017, rëndësi të veçantë ka posaçërisht çlirimi i rripit bregdetar të Taizit, duke qenë se nga lëvizja Husi është marrë forca e tyre të cilin ata e përdornin si kërcënim ndaj komunitetit ndërkombëtar.
Forcat qeveritare nën kontrollin e tyre kanë prefekturat jugore të Jemenit, me në krye Lahij, Abyan dhe Dhale, krahas Adenit i cili u shpall kryeqytet i përkohshëm pasi lëvizja Husi mori kontrollin e kryeqytetit Sana në vititn 2014.
Krahas këtyre katër prefekturave, nga forcat qeveritare kontrollohen edhe qytetet Hadhramaut, në tërësi, dhe pjesët më të mëdha të qyteteve Marib, Jawf, Shabwah dhe Taiz.
Njësitet që veprojnë nën qeverinë, më 7 janar nisën operacion sigurimin e kontrollit në rripin nga Adeni deri në rajonin Babul Mendeb dhe ndalimin ardhjes së ndihmave nga qytetit El-Hudeyde në perëndim të Taizit për lëvizjen Husi.
Të mbështetura nga forcat e koalicionit në krye me Arabinë Saudite, forcat qeveritare arritën sukses në çlirimin e qytezave Mocha dhe Dhubab me rëndësi strategjike në Taiz përskaj bregut të Detit të Kuq, si dhe prurjen e sigurisë në grykën Babul Mendeb si pikë e rëndësishme për tregtinë detare botërore dhe në një pjesë të madhe të kalimeve ndërkombëtare.
Forcat e koalicionit kanë shënuar avancim në rajonet bregdetare dhe synojnë të marrin kontrollin e qytetit El-Hudeyde në perëndim të vendit. Ndërkaq, forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite ofrojnë mbështetje duke rritur sulmet ajrore ndaj pozicioneve të lëvizjes Husi në qytet.
Njësitet ushtarake, me mbështetjen e forcave të koalicionit, javëve të fundit kanë shënuar avancim në qarqet Midi dhe Harad në prefekturën Hajjah. Po ashtu, njësitet në fjalë kanë siguruar kontrollin e qarqeve El-Buka, Bakem dhe Alb në qytetin Sada, i cili konsiderohet si kalaja e lëvizjes Husi.
Nga ana tjetër, në qytetin Jawf në veri të vendit, që nga viti i kaluar e deri më tani nuk është shënuar ndonjë ndryshim. Njësitet proqeveritare në masë të madhe kanë ruajtur rajonet e marra nën kontroll.
Lëvizja Husi dhe forcat mbështetëse të Saleh
Lëvizja Husi dhe simpatizantët e Saleh që nga fillimi i vitit nuk kanë arritur të marrin nën kotnroll rajone të reja. Ata përpiqen t'i mbrojnë rajonet e marra nën kontroll në muajt e parë të konfliktit, ndërkohë që thuhet se kanë marrë goditje të rëndë si pasojë e sulmeve nga qeveria dhe forcat e koalicionit.
Në qytetin Jawf, ku forcat qeveritare kanë shfaqur prezencë, lëvizja Husi ka nën kontroll vetëm qarqet Ez-Zahir dhe El-Mutimme dhe disa zona të qarkut El-Metun.
Në të njëjtën mënyrë, ende vazhdon kontrolli i lëvizjes Husi në disa zona të qarqeve Useylan dhe Beyhan të qytetit Shabwah në jug të vendit.
Thuhet se kontrolli i lëvizjes Husi në pjesën bregdetare nga Midi deri në Mocha në Detin e Kuq që është treguar si rajoni më i rëndësishëm që ka inkurajuar lëvizjen Husi në terren dhe negociata, është dobësuar pasi në fillim të këtij viti forcat qeveritare kanë marrë nën kontroll qytezat Mocha dhe Dhubab, gjë që ka shkaktuar dobësimin e përgjithshëm të lëvizjes Husi.
Rajoni në fjalë posaçërisht tërheq vëmendjen nga fakti se ishte një nga pikat ku lëvizja Husi siguronte mbështetje logjistike dhe ku ajo kontrollonte kalimet ndërkombëtare.
Lëvizja Husi mban nën kontroll qytetin Hudeyde dhe pjesën më të madhe të prefekturave Mahwit, Raymah dhe Hajjah në rajonin Tihamah. Ajo po ashtu ruan ndikimin edhe në rajonin Azal, i cili përfshin qytetet Sana, Amran, Sada dhe Dhamar.
Rajonet konfliktuoze
Konfliktet e taktikës godit-ik mes forcave proqeveritare dhe lëvizjes Husi ende vazhdojnë në qarkun Nehm të Sanas, në qytetin El-Beyda dhe në qarqet Sala, El-Vaziyye dhe Magbana të Taizit.
Gjithashtu, luftimet vazhdojnë edhe në qarkun Sarëah të Maribit, El-Metun në Jawf dhe qarkun Harad në Hajjah. Vërehet se në këto rajone palët ndërluftuese nuk kanë arritur të sigurojnë epërsi.
Largimi i mundësive për zgjidhje politike
OKB-ja nuk kanë arritur ta imponojë udhërrëfyesin të cilin ka hartuar për gjetjen e zgjidhjes e cila po vazhdon prej dy vitesh në vend.
Teksa lëvizja Husi ka refuzuar të tërhiqet nga rajonet e marra dhe të braktisë armët, qeveria ka vendosur kusht që deri në zgjedhjet e ardhshme presidendit Abdurabbu Mansur Hadi të vazhdojë detyrën.
Ndërkaq, bombardimi i qendrës së Komitetit të OKB-së për Koordinim dhe Ndaljen e Tensioneve në qytetin Dhahran në jug Arabisë Saudite para dy javëve nga lëvizja Husi, u komentua si "synim i mundësive për paqe".
Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së për Jemenin, Vild esh-Shejh Ahmed, dënoi këtë sulm nga lëvizja Husi, duke u shprehur se "Sulmi në fjalë nuk është tregues i vullnetit të mirë".