Bota, Koronavirusi

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kinë, 13 në Korenë e Jugut

Tre nga rastet e reja në Kinë burojnë nga jashtë, njoftuan autoritetet shëndetësore

Fuat Kabakcı  | 19.05.2020 - Përdıtësım : 19.05.2020
Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kinë, 13 në Korenë e Jugut

Ankara

Koreja e Jugut ka konfirmuar 13 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa në Kinë, vendin e origjinës, janë regjistruar gjashtë të infektuar të rinj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar gjashtë raste të reja, prej të cilave tre burojnë nga jashtë.

Tre rastet e importuara janë regjistruar në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme, kurse nga tre rastet e tjera, dy janë gjetur në Jilin dhe një në provincën Hubei, ku për herë të parë u zbulua virusi.

Autorietet kineze nuk raportuan të vdekur si pasojë e COVID-19.

Numri i deritanishëm i rasteve ka shkuar në 82.960, ndërsa aktualisht janë duke u trajtuar 85 pacientë. Deri më tani, në Kinë jetën e kanë humbur 4.634 persona, ndërsa 78.241 janë shëruar.

13 raste të reja në Korenë e Jugut

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bëri të ditur për 13 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Gjashtë nga rastet janë regjistruar në kryeqytetin Seul, dy në Incheon, katër në Ulsan dhe një në provincën Gyeonggi.

Gjithsej, vendi ka konfirmuar 11.078 raste, prej të cilave 1.181 janë të importuara, dhe 260 të vdekur si pasojë e virusit.

Pas shfaqjes në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur gati në gjithë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 320 mijë njerëzve deri më tani dhe duke infektuar mbi 4,8 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın