Dejan Maksimoviç
09 Dhjetor 2017•Përditësim: 10 Dhjetor 2017
MANCHESTER (AA) - Legjenda e Manchester United, Wigan Ryan Giggs, në prag të derbit të nesërm të madh të qytetit deklaroi se M. United ende është klub më i madh se City, i cili aktualisht kryeson në tabelën e Premier ligës angleze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Giggs, i cili gjatë karrierës së tij të pasur ka mbajtur vetëm fanellën e Manchester United, beson se Josep Guardiola me ardhjen në City ka zvogëluar hendekun midis rivalëve të qytetit.
I pyetur nëse City është aktualisht klubi më i madh në Manchester, uellsiani u përgjigj qartë: "Jo".
"Në United ka shumë më tepër lojtarë që kanë kaluar nëpër ekipin e të rinjve të klubit sesa në City. Sezonin e kaluar, United fitoi tre trofe, kurse City nuk fitoi asgjë brenda disa viteve", tha ish lojtari i United.
Giggs thekson se megjithatë, është e qartë se "qytetarët" po u afrohen ngadalë "djajve të kuq".
"Ata janë shumë të mirë, dhe me energjinë që kanë çdo vit po afrohen, por United, me të rekordet që ka, me një drejtues dhe me lojtarët superiorë, vazhdon të jetë në krye. Me këtë fuqi të energjisë dhe trajnerin që kanë, do të jetë e vështirë për t'i ndaluar ato në vitet e ardhshme për shkak se luajnë futboll të mahnitshëm. Por, derisa nuk fitojnë trofe të mjaftueshme, ata nuk mund të krahasohen me Arsenalin apo skuadrat e ngjashme në Premier Ligë", përfundoi Giggs.
Giggs fanellën e "djajve të kuq", e ka veshur 24 sezone, dhe në atë kohë luajti madje 963 ndeshje dhe shënoi 168 gola. Me United ai fitoi 13 tituj të kampionit të Anglisë.
Në një seri të trofeve që ka fituar është me rëndësi të përmenden, dy titujt e Ligës së Kampionëve dhe dy të kampionëve të klubeve të botës dhe një të Superkupës evropiane.
Derbi i madh i Manchesterit do të luhet të dielën në Old Trafford duke filluar nga ora 17:30. Pas 15 xhirove, City është në krye të tabelës me 43 pikë, ndërsa United është i dyti me tetë më pak.