Ekip
27 Maj 2016•Përditësim: 28 Maj 2016
PEKIN (AA) – Gjeneral Motors në Kinë ka vendosur që të tërheqë 2.2 milionë automjete për shkak të mundësisë së rezistencës së pamjaftueshme të korrozionit të valvulave të karterit, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi për tërheqjen erdhi kur Shanghai-GM pranoi ankesa për dëmtim të motorit, përmes rregullatorit të cilësisë së prodhimit në vend.
Tërheqja ka të bëjë me modelet Buick Excelle, dhe Chevrolet Cruzes, Epicas dhe Aveos.
Agjencia për rregullimin e cilësisë njoftoi se Shanghai-GM falas do të zëvendësojë valvulet e karterit Shitja e GM-së dhe partnerit të saj kinez vitin e kaluar është rritur me 5.2 përqind dhe arrin 3.6 milionë automjete.