Hacer Başer
07 Janar 2018•Përditësim: 07 Janar 2018
GAZA (AA) - Qytetarët e Gazës organizuan një protestë për hapjen e vendkalimit kufitar Refah, që është pika e vetme e tyre me botën, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhjetëra palestinezë u takuan para vendkalimit kufitar në kufitin mes Egjiptit dhe Gazës, të cilët në duart e tyre mbanin pankarte me mbishkrime "Hapni vendkalimin kufitar Gaza", "Të sëmurët janë duke vdekur" dhe "Të gjithë janë përgjegjës për mbajtjen e kufirit të mbyllur ".
Një ndër protestuesit, Fehmi Sabit tha se, këtë demonstratë e organizojnë për të protestuar kundër mbajtjes për një kohë të gjatë të vendkalimit kufitar.
"Mbajtja mbyllur e vendkalimit, është jashtë logjikës dhe moralit. Nuk ka asnjë anë të pranueshme kjo. Urgjentisht kërkojmë që të gjendet një zgjidhje. Gjendja në Gaza çdo ditë e më shumë përkeqësohet", tha Sabit, duke i bërë thirrje qeverisë egjiptiane që të hapë vendkaliminin kufitar dhe të lejojë personat që presin për të kaluar.
Qeveria e Egjiptit pas grusht shtetit në këtë vend më 3 korrik 2013, mbylli vendkalimin kufitar Refah, të cilin e hap në periudha të shkurtra kohore.
Gjashtë prej shtatë vendkalimeve kufitare në Gaza janë nën kontroll të Izraelit, përveç Refahut, që është nën kontroll të Egjiptit. Katër prej këtyre gjashtë vendkalimeve të cilat përdoreshin për qëllime tregtare, pas fitores së zgjedhjeve dhe marrjes së detyrës nga Hamasi në qershor të vitit 2007 ishin mbyllur nga Izraeli.
Ndërkaq, nga dy vendkalimet e tjera, Bejt Hanun përdoret për kalimin e atyre që kanë pasaporta të huaja, të sëmurëve dhe biznesmenëve në Bregun Perëndimor. Kurse vendkalimi Kerm Ebu Salim përdoret për kalimin e disa produkteve tregtare. Kerm Ebu Salim dhe Bejt Hanun shpesh po mbyllen për arsye të ndryshme.