Hakan Çopur
04 Maj 2017•Përditësim: 04 Maj 2017
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it, kolonel John Dorrian, në konferencë për shtyp bëri një gafë duke përmendur organizatën terroriste PKK, edhe pse donte të thoshte se bëhet fjalë për YPG-në, raporton Anadolu Agency (AA).
"PKK është pjesë e forcave demokratike siriane dhe pjesë e koalicionit arab në Siri", tha Dorrian, pas së cilës gazetarëve u përpoq t'i sqarojë se donte të thotë YPG/PYD, përndryshe dega siriane e organizatës terroriste PKK.