Mustafa Melih Ahıshalı
04 Maj 2017•Përditësim: 04 Maj 2017
TEHERAN (AA) - Në fatkeqësinë në një minierë qymyri në qytetin iranian Azarshahr, në krahinën veriore iraniane Golestan, jetën e kanë humbur 35 minatorë të cilët mbeten të bllokuar nën rrënoja pas shpërthimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Angjencisë punëtore iraniane të lajmeve (ILNA), ministri iranian i Punës dhe Sigurisë Sociale Ali Rebii ka konfirmuar se kanë vdekur të gjithë minatorët që kishin mbetur të ngujuar.
"Për fat të keq, të gjithë minatorët të cilët mbetën nën rrënojat kanë vdekur", tha Rebii.
Deri më tani, nga rrënojat janë tërhequr 21 trupa të minatorëve të vdekur.
Shefi i njësitit të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe, Sahin Fathi më herët deklaroi se nga 40 punëtorët që kanë mbetur nën tokë gjashtë prej tyre, të cilët pësuar lëndime, arritën të shpëtojnë.
Një zyrtar i paidentifikuar i provincës Golestan tha se rrjedhja e gazit ka shkaktuar shpërthimin në minierë.
Në Iran shpallet 3 ditë zie për vdekjen e minatorëve
Siç transmeton Agjencia Lajmeve ILNA, me vendim të përfaqësuesit të liderit iranian Ali Hamnei dhe guvernatorit të krahinës Kazim Nurmufidi, në krahinën Golestan është shpallur 3 ditë zie.
Nurmufidi familjeve të minatorëve të vdekur u përcolli mesazh ngushëllimi.