Bota

Shumica e pjesëmarrësve në bastisjen e Kongresit të SHBA-së akuzojnë Trump-in

Shumë persona në mesin e atyre që kanë pranuar fajin, janë shprehur se ka qenë e gabuar hyrja në Kongres dhe se nuk miratojnë dhunën politike, ndërsa disa të tjerë kanë akuzuar Trump-in se i ka drejtuar gabim ata

Ayşe Doğru  | 06.01.2022 - Përdıtësım : 07.01.2022
Shumica e pjesëmarrësve në bastisjen e Kongresit të SHBA-së akuzojnë Trump-in

Ankara

humë persona në mesin e atyre që kanë kryer bastisjen ndaj ndërtesës së Kongresit më 6 janar të vitit 2021 në SHBA, akuzojnë ish-presidentin Donald Trump se i ka drejtuar gabim ata, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në gjykimin pas bastisjes që grupet e ekstremit të djathtë dhe mbështetësit e Trump-it zhvilluan ndaj ndërtesës së Kongresit, ku po mbahej seanca për miratimin e rezultateve zgjedhore të 3 nëntorit të vitit 2020, thuhet se 170 prej të rebeluarve kanë pranuar fajin, ndërsa është dhënë dënimi për 70 të tjerë.

Shumë persona në mesin e atyre që kanë pranuar fajin janë shprehur se ka qenë e gabuar hyrja në Kongres dhe se nuk miratojnë dhunën politike, ndërsa disa të tjerë kanë akuzuar Trump-in se i ka drejtuar gabim ata.

Ish-ushtaraku Leonard Gruppo, i cili është dënuar me tre muaj në arrest shtëpie, në një letër dërguar gjyqtarit tha se përjetimet në atë ditë ishin një përvojë surreale dhe është shprehur: "I besova presidentit dhe ishte një gabim i madh".

Ndërsa Robert Palmer, i cili gjatë bastisjes sulmoi policët me bombolën e fikjes së zjarrit dhe i cili është dënuar me 5 vite burg, në një letër që ka shkruar ka deklaruar se e ka kuptuar që atë ditë i kanë gënjyer ata rreth "zgjedhjeve të vjedhura".

Edhe Kira Anne West, avokatja e Glenn Wes Lee Croy që është dënuar me 3 muaj arrest shtëpiak, është shprehur në gjykatë se klienti i saj i ka besuar gënjeshtrave të presidentit dhe mediave se në zgjedhje janë bërë mashtrime.

Edhe Valerie Elaine Ehrke nga rajoni i Kalifornisë, në letrën dërguar gjykatës ka theksuar se ka vajtur në kryeqytet për të dëgjuar fjalimin e Trump-it, i cili në fjalën e tij ka theksuar se do shkojë në kongres dhe ka thirrur edhe mbështetësit e tij.

Ish-presidenti amerikan përkundër asaj se ka theksuar në fjalimin e tij, nuk shkoi asnjëherë në ndërtesën e Kongresit atë ditë.

Devlyn Thompson, i cili është dënuar me rreth 4 vite burg për shkak se sulmoi me shkop një polic gjatë bastisjes së Kongresit, në letrën e tij të shkruar është shprehur se e dinte që transferimi paqësor i pushtetit duhej të ruhej dhe se megjithëse është ende konservator e dinte se duhet të vepronte brenda kufijve të sistemit.

- Bastisja e Kongresit

Grupet e ekstremit të djathtë dhe mbështetësit e Trump-it në SHBA më 6 janar të vitit 2021 bastisën ndërtesën e Kongresit ku po mbahej seanca për miratimin e rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020.

Në bastisje humbën jetën 5 persona përfshirë një polic. Ndërsa ish-presidenti Trump, i cili për shkak të bastisjes u gjykua me kërkesën për shkarkim për nxitje të popullit, u lirua nga akuzat në një votim në Senat në shkurt të vitit 2021.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht kundërshtimeve të republikanëve ngritën një komitet dhe filluan hetimin.

Komiteti deri më sot ka thirrur shumë persona të afërt me Trump-in për të dhënë deklaratat e tyre, ku Steve Bannon, ish-këshilltari i Trump-it dhe Mark Meadows, ish-shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, u akuzuan për "fyerje të Kongresit" pasi nuk iu përgjigjën thirrjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.