Yusuf Özcan
25 qershor 2020•Përditësim: 26 qershor 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 29.752, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 81 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 198.824, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Aktualisht, 9.141 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 651 gjenden në kujdes intensiv.
Numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 75.351, me 224 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 21 vdekje.