Muhammet Kurşun
06 Korrik 2021•Përditësim: 06 Korrik 2021
Me vdekjen e 146 personave nga koronavirusi i ri (COVID-19), numri i përgjithshëmi viktimave nga virusi në Iran shkoi në 85.095, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 16.080 raste dhe 1.733 nga këta janë shtruar në spitale.
Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 3.286.923.
Nga ana tjetër 3.296 pacientë janë nën kujdes intensiv, kurse që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 2.953.586
Irani, vend me popullsi prej 83 milionë banorësh, deri më sot ka kryer 24.119.858 teste.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se 4.497.576 persona kanë marrë dozën parë dhe 2.017.809 edhe dozën e dytë të vaksinës.