Yusuf Özcan
18 Janar 2020•Përditësim: 19 Janar 2020
Protestuesit francezë që po kundërshtojnë reformën e pensioneve u përpoqën të hyjnë në një teatër në Paris kur në ato çaste brenda gjendej presidenti i vendit, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas medias franceze, dhjetëra protestues u tubuan para teatrit pasi disa gazetarë postuan në rrjetet sociale se Macron gjendej brenda.
Protestuesit hodhën slogane kundër presidentit francez, i cili u evakuua nga teatri nga ana e forcave të sigurisë.
Duke filluar nga 5 dhjetori, në Francë janë organizuar protesta dhe greva kundër reformës së pensioneve të qeverisë Macron.