Yusuf Özcan
04 Dhjetor 2018•Përditësim: 04 Dhjetor 2018
PARIS (AA) - Kryeministri i Francës, Edouard Philippe sot pritet të komunikojë vendimin për pezullimin e rritjes së taksave të derivateve, e cila shkaktoi protesta të qytetarëve francezë që zgjatën me ditë të tëra, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat franceze raportojnë se ekziston mundësia e marrjes së masave të tjera.
Protestat e "Jelekëve të Verdhë" të cilat filluan që nga 17 nëntori, u shndërruan në pakënaqësi të përgjithshme të francezëve rreth politikave të presidentit Emanuel Macron dhe administratës së tij.
Tre presona kanë humbur jetën në trazirat që ndodhën gjatë protestave, ndërsa 1.043 të tjerë u lënduan, në mesin e të cilëve 222 janë pjesëtarë të forcave të sigurisë. 1.424 persona u arrestuan.
Protesta e "Jelekëve të Verdhë" është dhe arsyeja e anulimit të vizitës së presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në Paris.
Burimet nga KE-ja thanë se Juncker sot duhej të mbante fjalim para përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare Franceze, por takimi u anulua për shkak të protestës.
Gjithashtu u anulua edhe darka e presidentit francez Macron dhe kryesuesit të parlamentit, Richard Ferrand.
Presidenti i Francës anuloi edhe vizitën e paralajmëruar në Serbi.