Associated Press
11 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
PARIS (AA) – Pas zjarrit i cili mbrëmë përfshiu një kamp emigrantësh në veri të Francës, janë zhdukur rreth 600 emigrantë, kanë njoftuar të martën nga organizata Mjekët pa Kufij, transmeton anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e këtij grupi humanitar për Francë, Corenne Torre, deklaroi se rreth 1.500 emigrantë ishin evakuuar nga shkaku i zjarrit i cili shkatërroi strehimoret nga druri në kampin Grande-Synthe, në periferi të Dunkirkut.
Ajo tha më tej se 900 emigrantë të evakuuar kanë marrë akomodim të përkohshëm në gjimnazet lokale, ndërkohë që 600 të tjerëve u humbet çdo gjurmë.
"Thjeshtë, nuk e dimë se ku ndodhen”, tha Torre.
Torre tha se 10 persona kanë marrë lëndime të lehta.
Ndërsa Prefekti i rajonit Nord-Pas-de-Calais të Francës, Michel Lalande, ka deklaruar sot se "do të jetë e pamundur që barakat të kthehen atje ku ishin më parë."
Zjarri i parë shpërtheu rreth orës 23:00 të hënën, pas përleshjes fizike mes emigrantëve kurdë dhe afganë lidhur me akuzat për diskriminim gjatë strehimit në kampin Grande-Synthe.
Lalande tha se afganët të cilët erdhën pas çmontimit të kampit Calais "xhungël" në fund të tetorit të vitit 2016-të, me sa duket ishin të pakënaqur nga shkaku se ishin vendosur në kuzhinat kolektive, ndërsa kurdët kanë fjetur në baraka të gjera.
Pas shpërthimit të përleshjes në vendngjarje kanë mbërritur forcat speciale të policisë të cilat u thirrën për të ndaluar dhunën ndërkohë që zjarrfikësit luftuan tërë natën me stuhinë e zjarrtë të cilën arritën ta shuajnë në orët e para të mëngjesit.
Hapet hetim për zjarrin në kampin e refugjatëve
Kryetari i Komunës Grande-Synthe, Damien Careme, në një konferencë për media njoftoi se ka nisur hetimi për zjarrin në kampin e emigrantëve në këtë qytet, i cili shpërtheu pas përleshjes mes emigrantëve afganë dhe kurdë.
Careme bëri të ditur se për shkak të zjarrit 80 për qind e kampit është djegur dhe se familjet emigrante kanë kaluar natën në një sallë të sportit në afërsi të kampit.
Duke theksuar se ky zjarr nuk do ta prishë qetësinë në vend, Careme tha se “Nuk mendoj që zjarri ka të bëjë me një gjendje kriminale. Nuk mendoj që do ta dëmtojë kulturën tonë të bashkëjetesës”.
Kampi ishte ndërtuar nga Mjekët pa Kufij, dhe në të ishin strehuar rreth 2.000 njerëz të cilët jetonin në 213 baraka të stërmbushura prej druri.