Yusuf Özcan
29 prill 2020•Përditësim: 30 prill 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 24.087, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 626 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 198.215, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë në një njoftim.
Ministria tha se 26.834 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 4.207 në njësitë e kujdesit intensiv.
Në 24 orët e kaluara, 1.430 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 48.228.
Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 427 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 24.087, ndërsa prej tyre, 9.034 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.
Sot për të 21-tën ditë ka vazhduar të bie numri i të pacientëve në kujdes intensiv në Francë.