Bota, Koronavirusi

Francë, afro 23 mijë raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave është rritur në 87.246 ndërsa numri i rasteve në 3.783.528

Yusuf Özcan   | 03.03.2021
Francë, afro 23 mijë raste të reja me COVID-19

Paris

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22.857 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Institucioni i Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën në spitale 301 persona dhe në 4 ditët e fundit 117 persona në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit. Për shkak të COVID-19 numri i viktimave ka arritur në 87.246.

Me 22.857 raste të reja numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 3.783.528.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.263 persona, prej të cilëve 3.586 në kujdes intensiv ndërsa me shërimin e 1.509 personave numri i përgjithshëm i të shëruarve u rrit në 259.893.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 3.036.605.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın