Bota

YPG/PKK pengon deputetët francezë të vizitojnë kampin e refugjatëve në Siri

"Në kampe mbahen evropianë, shumica e të cilëve janë francezë dhe situata është shumë e keqe", thuhet në deklaratën e deputetëve francezë

Yusuf Özcan  | 03.03.2021 - Përdıtësım : 03.03.2021
YPG/PKK pengon deputetët francezë të vizitojnë kampin e refugjatëve në Siri

Paris

Organizata terroriste YPG/PPK ka penguar deputetët francezë Frederique Dumas, Hubert Julien-Laferriere, Sylvie Guillaume dhe Mounir Satouri të vizitojnë kampin Al-Hol në verilindje të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët nga deputetët e majtë thuhet se ata janë penguar të hyjnë në kampin të cilin YPG/PKK mban nën kontrollin e saj pasi kalon kufirin e Sirisë, ndërkohë që delegacionet e Belgjikës, Finlandës, Gjermanisë, Austrisë dhe të Spanjës kanë mundur të vizitojnë kampin Al-Hol javët e fundit.

"Takimet tona në vend konfirmojnë se kufizimi për hyrjen në kamp ishte për shkak të presionit të drejtpërdrejtë nga autoritetet franceze", thuhet më tej në deklaratë.

"Në kampe mbahen evropianë, shumica e të cilëve janë francezë dhe situata është shumë e keqe", thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se duhet të merren masa emergjente për fëmijët që mbahen në kampe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın