Bota

Forcat siriane të sigurisë hynë në qendër të rajonit Qamishli

Një autokolonë e forcave të sigurisë të lidhura me Ministrinë e Brendshme Siriane hyri në Qamishli, një qytezë e provincës Hasakah nën pushtimin e YPG-së

Ömer Koparan, Muhammed Karabacak  | 03.02.2026 - Përdıtësım : 03.02.2026
Forcat siriane të sigurisë hynë në qendër të rajonit Qamishli Foto: Izz Aldien Alqasem / AA

Hasakah

Si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar midis qeverisë siriane dhe organizatës terroriste YPG, forcat e sigurisë hynë në qendër të qytezës Qamishli në verilindje të Sirisë, transmeton Anadolu.

Një autokolonë e forcave të sigurisë të lidhura me Ministrinë e Brendshme Siriane hyri në Qamishli, një qytezë e provincës Hasakah nën pushtimin e YPG-së.

Autokolona e përbërë nga afërsisht 20 automjete ushtarake dhe 100 personel sigurie, u prit me festime të gëzueshme nga popullsia lokale.

Dje, forcat e sigurisë të lidhura me qeverinë siriane hynë në qendër të qytetit të Hasakah dhe në fshatin Shuyuk në qytezën Ayn al-Arab të Halepit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.