Mustafa Deveci
19 korrik 2020•Përditësim: 20 korrik 2020
Të paktën 2 palestinezë janë plagosur me plumba të vërtetë, si rezultat i bastisjes të forcave izraelite në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të burimeve lokale, forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Balata në lindje të qytetut Nablus, duke arrestuar një palestinez.
Pasi palestinezët reaguan ndaj bastisjeve të forcave izraelite, në ndërhyrjen me plumba të vërtetë u plagosën 2 palestinezë.
Nuk u bë i ditur shkaku i arrestimit dhe identiteti i palestinezit të arrestuar.
Forcat izraelite shpeshherë organizojnë bastisje në vendbanime të ndryshme në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke arrestuar me pretendime të ndryshme palestinezët.