Bota

Forcat izraelite bastisin zyrën e partisë palestineze

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i partisë, Kais Abdulkerim, tha për AA se gjatë bastisjes, forcat izraelite kanë konfiskuar aparate, libra, broshura dhe flamuj

Qays Abu Samra,Afra Aksoy   | 12.09.2019
Forcat izraelite bastisin zyrën e partisë palestineze

Ramallah

Forcat izraelite kanë bastisur zyrën e Frontit Popullor Demokratik për Çlirimin e Palestinës në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i partisë, Kais Abdulkerim, tha për AA se gjatë bastisjes, forcat izraelite kanë konfiskuar aparate, libra, broshura dhe flamuj.

"Forcat okupatore përpiqen të shuajnë luftën rezistuese të popullti palestinez, por nuk do të kenë sukses", tha Abdulkerim, duke shtuar se rezistenca e palestinezëve do të vazhdojë.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite kanë konfiskuar kompjetër në zyrën e partisë në Ramallah dhe kanë dëmtuar gjësendet brenda saj.

Gjatë bastisjes ka ndodhur edhe përplasje midis forcave izraelite dhe të rinjve palestinezë. Gjatë përplasjes, forcat e Izraelit kanë përdorur plumba të vërtetë dhe të gomës dhe gaz lotsjellës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın