Mahmoud Barakat
26 mars 2019•Përditësim: 26 mars 2019
Forcat izraelite kanë arrestuar tre studentë nga kampusi i Universitetit Birzeit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Forcat izraelite kanë hyrë në kampus në agim dhe arrestuan tre studentë”, tha Blloku Islamik Studentor, i cili është i lidhur me lëvizjen palestineze Hamas.
Ushtria izraelite apo Agjencia e Sigurisë e lidhur me Autoritetin Palestinez ende nuk kanë komentuar raportin e arrestimit të tre studentëve.