Bota

Forcat izraelite arrestojnë 14 palestinezë

Forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor

Mustafa Deveci  | 14.10.2020 - Përdıtësım : 15.10.2020
Forcat izraelite arrestojnë 14 palestinezë

Kuds

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 14 palestinezë në rajonet e ndryshme të Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor të pushtuar, ndërsa janë plagosur 2 ushtarë izraelitë gjatë operacioneve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar shtatë persona në Kudsin Lindor, si dhe shtatë në Bregun Perëndimor me pretendime të ndryshme.

Ndërkohë në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, thuhet se gjatë arrestimit në Kampin e Refugjatëve Balata në Nablus, dy ushtarë izraelitë janë plagosur lehtë pasi është hedhur lëndë shpërthyes ndaj forcave izraelite.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.