Ali Abo Rezeg
07 tetor 2019•Përditësim: 07 tetor 2019
Forcat izraelite ndaluan dhjetë palestinezë gjatë bastisjeve të natës në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deklarata e ushtrisë thekson se palestinezët u arrestuan për "dyshimet për përfshirje në aktivitet të dhunshme popullore", pa dhënë sqarime për natyrën e aktiviteteve.
Ushtria izraelite zhvillon bastisje të shpeshta nëpër Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor të okupuar, me pretekstin e kapjes dhe ndalimit të palestinezëve "të kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, rreth 5.500 palestinezë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, aktualisht mbahen në qendrat e paraburgimit në Izrael.