Mustafa Deveci
19 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Forcat izraelite në aksionet e organizuara gjatë mbrëmjes në Kudsin Lindor dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar arrestuan 19 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale pohojnë se dhjetëra palestinezë u arrestuan në Kudsin Lindor, ndërsa nëntë të tjerë në Bregun Perëndimor.
Burimet e njëjta theksojnë në mesin e të arrestuarve në Kudsin Lindor gjendet edhe një nga rojtarët e kompleksit Al-Aksa, Hamza Nimir.
Forcat izraelite shpesh herë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.
Të dhënat e Shoqatës së të burgosurve palestinezë tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 5.700 palestinezë, në mesin e të cilëve janë grad dhe të mitur.