Forcat e koalicionit sulme ndaj DAESHI-it në Enbar të Irakut
Në sulmet të kryera nga forcat e koalicionit janë vrarë 17 militantë të DAESH-it dhe janë plagosur 15 të tjerë

Irak
ENBAR (AA) - Në sulmet ajrore të kryera nga avionët e koalicionit ndërkombëtar ndaj organizatës terroriste DAESH në qytetin Enbar të Irakut, janë vrarë 17 militantë dhe janë plagosur 15 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëri prej zyrtarëve nga Komanda e Operacioneve në Enbar, Ismail el-Mihlavi, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se forcat e koalicionit kanë kryer 3 sulme ndaj pozicioneve të organizatës terroriste DAESH në rajonin Elbuziyab, i cili gjendet në veri të Ramadit. Theksohet se në këto sulme janë vrarë 13 militantë dhe 15 janë plagosur.
Nga ana tjetër, është njoftuar se njëri prej komandantëve kryesor të DAESH-it, shtetasi i huaj Ebu Musab el-Makdisi, në Ramadi është gjetur i vdekur.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.