Halit Süleyman
21 Mars 2017•Përditësim: 21 Mars 2017
DAMASK (AA) – Të paktën tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ajrore të kryera në rajonin e Ayn Terme në lindje të Damaskut në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmet në rajonin i cili është nën kontroll të opozitës, i kryen forcat lojale të presidentit sirian Bashar al-Assad. Alaa Mustafa, nëpunës i Mbrojtjes civile në Ayn Termi deklaroi për AA se forcat e Assadit kryen dhjetë sulme ajrore në pozita të opozitës siriane.
Është konfirmuar se kanë vdekur tre civilë. “Avionët luftarakë të ushtrisë siriane që nga mëngjesi bombardojnë rajonet Cobara, Kabuna, Ayn Terme dhe Gutas Lindore", tha Mustafa.
Sipas tij, janë plagosur 15 persona të cilët janë vendosur në spitale të improvizuara. Forcat e regjimit dje kryen rreth 100 sulme ajrore në rajonin Cobara dhe Arbin në Damask.