Ekip
21 Mars 2017•Përditësim: 22 Mars 2017
JERUSALEM (AA) - Shërbimi Informativ i brendshëm izraelit Shin-Bet për punonjësin në Rripin e Gazës të Kryesisë të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Muhammed Murteca i cili është me origjinë palestineze ka ngritur akuza për "mbështetje të terrorizmit", për aktivitetet humanitare në Gaza e cila përballet me krizën humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shin-Bet, për ndihmat humanitare që TIKA ka kryer në Rripin e Gazës ku po përjetohet një prej dramave më të mëdha njerëzore, Murteca akuzohet për "shpërndarjen e tyre ndaj familjeve dhe anëtarëve të Brigadës Izzettin el-Kassam për t'u përdorur me qëllime ushtarake."
Në deklaratën ku pretendohet se Murteca këtë e ka "kryer në marrëveshje" me zv/kryetarin e byrosë politike të Hamasit me Ismail Henije, shprehen akuzat se "Murteca ka siguruar mbështetje financiare dhe ndihmë me para duke i dhënë TIKA-s emrat e anëtarëve apo familjarëve të Brigadës Izzettin el-Kassam me arsyetimin se janë nevojtarë për ndihma."
Shërbimet inteligjente nuk kanë dhënë shpjegime se si janë përdorur për krahun ushtarak ndihmat humanitare të shpërndara ndaj familjeve në nevojë në Palestinë.
Në deklaratën ku vihet theksi se Murteca është punonjës i TIKA-s e lidhur me qeverinë turke pretendohet se "ai duke gënjyer TIKA-n ka transferuar ndaj krahut ushtarak të Hamasit ndihmat e dërguara për projekte të rëndësishme humanitare."
Në deklaratën e Shin-Bet ku akuzohet edhe Fondacioni i ndihmave humanitare IHH pretendohet ndër të tjera se përfaqësuesi i IHH për Gazën, Mehmet Kaya ka "transferuar vlera monetare" nëpërmjet Turqisë për liderët e Hamasit si Hanije dhe Raid. Në deklaratë pretendohet se këto ndihma "janë përdorur në ndërtimin e një kompleksi për trajnimin e forcave detare të Hamasit."
Presioni i Izraelit ndaj institucioneve humanitare
Izraeli në Rripin e Gazës të cilin e mban nën bllokadë që prej vitit 2006 kryen presion ndaj institucioneve ndërkombëtare që kryejnë aktivitete humanitare me pretendimin se "ndihmojnë Hamasin."
Autoritetet izraelit në gushtin e kaluar pasi e arrestuan, gjykuan edhe punonjësin palestinez në Gaza të Kombeve të Bashkuara, Vahid Abdullah el-Bursh, me akuzën "për ndihmë ndaj Hamasit".
Nga këto presione preken edhe institucionet e shoqërisë civile, ku edhe organizata e të drejtave të njeriut B'tselem në Izrael e cila regjistron shkeljet e kryera nga ushtarakët në Bregun Perëndimorë nën okupim ishte përballuar me akuzat "tradhti ndaj atdheut."
Izraeli gjithashtu me një ligj kishte ndaluar hyrjen në vend të aktivistëve që bënin thirrje "për bojkotimin e njësive të vendbanimeve hebreje të ndërtuara në territoret e Izraelit apo ato palestineze nën okupim".
Murteca i martuar dhe babai i 4 fëmijëve që mbahet i ndaluar që prej 12 shkurtit, është punonjës i TIKA-s që prej vitit 2012.