Bota

Fiset siriane çlirojnë plotësisht provincën Deir ez-Zor nga terroristët e YPG/SDF-së

Forcat fisnore vendosën kontroll mbi gjithë provincën si pjesë e përparimit të tyre kundër grupit terrorist.

Mehmet Nuri Uçar, Mehmet Burak Karacaoğlu  | 18.01.2026 - Përdıtësım : 18.01.2026
Fiset siriane çlirojnë plotësisht provincën Deir ez-Zor nga terroristët e YPG/SDF-së

Deyru z Zor

DEIR EZ-ZOR/STAMBOLL (AA) – Forcat fisnore në provincën siriane Deir ez-Zor kanë marrë kontrollin e të gjitha zonave që ishin nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/SDF, duke çliruar gjithë provincën, raporton Anadolu.

Forcat fisnore, banorë vendas të rajonit, vendosën kontroll mbi gjithë provincën si pjesë e avancimit të tyre kundër grupit terrorist, i cili nisi të shtunën në mbrëmje.

Pas marrjes së pjesëve jugore dhe qendrore të provincës, fiset avancuan drejt veriut, duke marrë kontrollin e zonave që shtrihen deri në kufijtë me Rakan dhe Haseken.

Kështu, prania e terroristëve të YPG/SDF-së është eliminuar plotësisht nga e gjithë provinca.

Vendbanimet e Deir ez-Zorit që janë vënë nën kontroll janë: Mheimide, Suvaidan Xhazira, Murad, Giranic, Tajane, Al-Xharzi, Hatla, Al-Huseinijeh, Halabije, Al-Baghour, Al-Boubadran, Al-Bahrah, Susah, Abu Hardub, Al-Shenan, Darnaxh, Diban, Al-Havajixh, Al Busajra, Subha, Dehla, Xhadid Bagara, Khasham, Mazlum, Al-Hisan, Fusha Xhafra, Huvajixh Bumasah dhe Sava.

Në një deklaratë të Zyrës së Guvernatoratit të Deir ez-Zorit thuhet gjithashtu se fiset më herët kishin çliruar nga grupi terrorist edhe zonën që përfshin fushën e naftës Omar dhe fushën e gazit natyror Kuniko, ndër qendrat më të mëdha energjetike të Sirisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın