Büşra Selvi Öğütcen
15 Maj 2022•Përditësim: 16 Maj 2022
Qeveria e Finlandës njoftoi se ka vendosur të aplikojë për anëtarësimin e vendit në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët njoftuan se Niinistö dhe Komiteti Ministror për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë kanë miratuar aplikimin e vendit për anëtarësim në NATO.
Në pyetjen lidhur me deklaratën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan se nuk kanë mendim pozitiv për çështjen e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, presidenti finandez Niinistö tha se është i gatshëm të bisedojë me presidentin Erdoğan.
Duke bërë të ditur se janë të befasuar nga "këndvështrimi negativ i Turqisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO", Niinistö tha: "Tani kemi nevojë për një përgjigje shumë të qartë. Jam i gatshëm për një takim të ri me presidentin Erdoğan për problemet që ka ngritur në rend dite"
- Aplikimi për anëtarësim në NATO
Presidenti finlandez, Niinistö tha se vendi i tij ka miratuar me Komitetin Ministror për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë aplikimin për anëtarësim në NATO.
"Finlanda ka hyrë në një epokë të re", theksoi Niinistö duke e cilësuar ditën e sotme si një "ditë historike".
Poashtu edhe kryeministrja Marin ka tërhequr vëmendjen se vendimi për aplikim për anëtarësim në NATO do të forcojë sigurinë e vendit.
Parlamenti i Finlandës nesër pritet të miratojë vendimin e tyre për aplikimin në NATO.